Prej disa ditësh “I love Tropoja” ka nisur turin dhe do të shfaqet në disa shtete të botës. Aktualisht filmi po shfaqet në Gjermani, ku gjatë premierës, Ermali i ka shkrirë të gjithë së qeshuri.
Teksa Arjola po fliste, producenti dhe regjisori e ndërpreu dhe kërkoi një karikues telefoni. Të gjithë në sallë ia plasën të qeshurës, së bashku me aktorët që ndodheshin në skenë.
Ermali shumë shpejt e gjeti karikuesin pasi dikush nga salla e hodhi në skenë. Të qeshurat nisën sërish dhe këtë moment mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.