Lajme

Coronavirusi mbërrin në Itali/ 6 të infektuar, izolohen 250 të tjerë

LODI. Një italian 38-vjeçar rezultoi pozitiv ndaj testit të koronavirusit.

Burri, me inicialet M.Y.M me origjinë nga Castiglione d’Adda është shtruar në spital nën kujdes intensiv në spitalin ‘Codogno’, në provincën e Lodit.

Ai ka ethe dhe ka vështirësi në frymëmarrje, gjendja e tij konsiderohet shumë serioze.

Edhe gruaja e tij V.S, ka rezultuar positive ndaj testit dhe për fat të keq është shtatzënë në muajin e tetë.

Ajo është shtruar me urgjencë në spitalin ‘Sacco’ në Milano, një pikë referimi kombëtare për bio-emergjencat së bashku me institutin ‘Spallanzani’ në Romë.

I infektuar dhe i shtruar në spital është gjithashtu një person i tretë, një mik i burrit.

Bashkë me to edhe tre raste të tjera të tre personave që kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të koronavirusit janë shtruar në spitalin Codogno.

Një person i shtatë, një grua, është shtruar në spital në izolim në departamentin e sëm undjeve infektive të spitalit ‘Piacenza’ e cila është kolegia e 38-vjeçarit.

Lajmi është bërë i ditur nga rajoni i Emilia Romanjës.

Pas mbledhjes së komitetit tekniko-shkencor që shqyrtoi raportet e rasteve të reja të koronavirusit, ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza urdhëroi izolimin në karantinë të personave që rezultojnë pozitivë ndaj testit dhe që kanë qenë në kontakt me 38-vjerin e infektuar.

Mësohet se momentalisht në zonën e Lombardisë janë izoluar të paktën 250 persona dhe janë pezulluar vizitat në spitalin Codogno.

Kryeministri Giuseppe Conte, ka komentuar situatën pasi ka mbërritur në Këshillin e BE-së në Bruksel, duke thënë se janë marrë masa maksimale dhe s’ka vend për panik.

Ai konfirmoi se “ishte rregulluar një trajtim izolimi për të gjithë ata që ranë në kontakt” me 38-vjeçarin.

Burimi: lastampa.it Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top