Që nga kohët më të lashta gratë janë përpjekur të ndikojnë në gjininë e fëmijës së tyre.
Nuk është diçka e re nëse doni të bëni djalë dhe të mundoheni që të keni një djale. Nënat në të gjithë botën kanë bërë gjithçka nga pirja e qumështit për vajza e deri tek ngrënia e bananeve për të pasur djem.
Sipas disa studimeve të vjetra, të hani banane kur jeni duke tentuar për të mbetur shtatzënë mund të rrit shanset për të lindur djalë. Mirëpo, nuk është vetëm për shkak bananes, por edhe për përmbajtjet e këtij fruti. Kjo mund të ju duket diçka e trilluar, por nuk jeni të vetmit, pasi që jo i gjithë komuniteti shkencor janë dakord më ketë deklaratë, raporton “The Hearty Soul”
Ky studim jep një lidhje midis dietave më përmbajtje të lartë të kalciumit dhe konceptimit të fëmijëve meshkuj. Hulumtimi i publikuar në Royal Society, 740 gra nga Britania ishin përfshirë në këtë hulumtim, duke i përmbledhur informacionet e mënyrës së të ushqyerit të këtyre grave para ditëve të konceptimit.
Të gjitha gratë nuk ishin ide për gjininë e fëmijëve të tyre. Në fund të studimit, u zbulua se shumica e grave të cilat ishin shtatzënë dhe do të lindin djalë kishin pasur një diet me përmbajtje të lartë të kalciumit dhe të energjisë. Dhe bananet janë të njohura për përmbajtje të lartë të këtyre dy të fundit.