Disa tifozë janë solidarizuar me naftëtarët e Ballshit, të cilët prej 6 ditësh vijojnë grevën e urisë.
Gjatë ndeshjes mes Partizanit dhe Bylisit, që u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Air Albania”, ata shpalosën disa pankarta në mbështetje të naftëtarëve.
Fotoja është realizuar gjatë pjesë së parë të ndeshjes, e cila u mbyll me rezultatin 2-2.
Në pankartë shkruhet:
Me naftëtarët e Ballshit.
Duket se edhe “Air Albania” është shndërruar në qendrën e revoltës qytetare.
Kujtojmë këtu që naftëtarët e Ballshit kanë 6 muaj pa marrë rrogën. Uzina e Ballshit ka ndaluar punimet prej 6 muajsh, duke bërë që 800 punonjës të saj të mbeten të papunë që nga shtatori i vitit 2019.
Një prej organizatorëve të grevës është shprehur se ka nisur negociatat me përfaqësues të institucioneve, por nëse nuk kalojnë tre nga pagat e prapambetura ata nuk do të tërhiqen nga greva e urisë.
Ditën e sotme, gjendja shëndetësore e naftëtarëve është rën duar.
Në grevë kanë hyrë edhe 14 punonjësit e nënstacionit elektrik të Poçemit, të cilët kërkojnë 27 pagat e prapambetura. Ata kanë hyrë në ditën e 10-të të grevës së urisë.