Naftëtarët e Ballshit vijojnë grevën e tyre të urisë për rrogat e pa mara, edhe pse gjendja e tyre shëndetësore sa vjen edhe përkeqësohet. Një ndër ta është Aleksandër Mejdani, familja e të cilit ushqehet vetëm me djathë dhe çaj.
Mamaja e naftëtarit dhe bashkëshortja e tij tregojnë se lista e borxheve në dyqane për të marrë ushqim sa vjen edhe zgjatet. Aleksandër Mejdani punon si naftëtar në Uzinën e naftës së Ballshit prej 20 vitesh.
Kryefamiljari Mejdani është i vetmi që siguron të ardhurat për 5 anëtarët e tjerë të familjes, ku vajza e tij 18-vjeçare, Florida ka një apel.
Ajo thotë:
Babi im është prej pesë ditësh në greve me çfarë të ardhurash mubd të shkollohemi ne. Nuk bëhet fjalë për mua por për të gjithë banorët e Ballshit. Nëse ajo uzinë mbyllet a mund të kemi ne të ardhura. Ju lutem na jepni një mundësi.