Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Lindita Theodori ishte e ftuar sot në “E diell”, ku foli për karrierën e saj artistike dhe jetën private. Në një moment, Lindita u surprizua nga djali i saj i cili jeton në Londër.
Në një lidhje direkte nga Londra, djali së bashku me mbesën i dedikoi Linditës fjalë emocionuese duke shprehur sa shumë e do.
Djali i këngëtares tregoi se ata kanë një raport shumë të ngushtë me njëri-tjetrin. Ai bëri një premtim publik duke thënë: “Do bëj një djalë dhe do e bëj këngëtar si mami Linda”.
Kjo surprizë e emocionoi Linditën e cila u përl ot.