Kane rezultuar te suksesshme fushatat e ekipit italian të futbollit, Roma, për ndërgjegjësimin e njerëzve në lidhje me fëmijët e humbur.
Gjatë videove të transferimeve të disa lojtarëve verën e kaluar, skuadra shfaqi krahas tyre edhe fotot e disa fëmijëve të humbur. Prej tyre janë arritur të gjenden gjashtë fëmijë.
Tashmë Roma kërkon që kjo nismë të ndërmerret edhe nga ekipet e tjera në Ditën Botërore për Fëmijët e Humbur me 25 Maj. Sipas mediave, tre prej fëmijëve të humbur janë gjetur në Londër, dy në Kenia dhe 1 në Belgjikë.
Në videon e publikuar të Romës teksa zyrtarizohej blerja e Davide Zappacosta-s, shfaqej edhe një fotografi e Bleona Matës, e cila u zhduk në moshën 6-vjeçare në vitin 2010 në fshatin Zapod të Kukësit. Zhdukja e saj e mistershme ishte një nga ngjarjet që tronditi vendin tonë në atë kohë.
Bleona Mata ka qenë në kullotë në një terren të vështirë pasditen kur ndodhi ngjarja. E shoqëruar nga 5 vajza, të cilat ishin të afërme të saj, Bleona u ngjit në kullotë ku ishte halla e saj. Sipas dëshmive, halla e saj Alketa u shkëput e para nga grupi i vajzave dhe u hyri në thellësi të pyllit për të marrë bagëtitë nga kullota.
Të njëjtën gjë bënë edhe vajzat e tjera duke lënë vetëm Bleonën e vogël. Më pas, ajo u zhduk në mënyrë misterioze. Ende sot e kësaj dite nuk ka asnjë të dhënë për vendndodhjen e mundshme të Bleonës.