Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albina Fico në mbledhjen e sotme të Task-Forcës deklaroi se aktualisht po pritet përgjigjja e analizës për një rast të dyshuar me koronavirus. Fico tha se është thuajse e sigurt që është negativ, megjithatë nuk dëshirojë ta japë përgjigjen 100% të saktë pa pasur në dorën përgjigjen zyrtare të analizës.
“Praktikisht kemi vetëm 1 që është duke u procesuar, gjasat janë negativ, por pa e parë me sy letrën negativ, nuk do e them”, u shpreh Fico.
E pyetur nga Report Tv, nëse ISHP ka mjaftueshëm kite për kryerjen e analizave për zbulimin e kronavirusit, Fico tha se vetë ISHP ka bërë blerje të këtij mjeti të nevojshëm për zbulueshmërinë e koronavirusit. Por shtoi se duke qenë një institut që bashkëpunon me institucione ndërkombëtare, kanë ardhur kite edhe nga “MediLabSecure”, dhe priten furnizime të tjera nga jashtë.