I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero u shpreh se nuk ka nevojë për panik për Koronavirusin. Mjeku infeksionist tha se Shqipëria ka marrë masat dhe ka të gjitha kapacitetet për të përballuar rastet e para, nëse do të ketë të tillë. Pipero dha edhe disa këshilla për të gjithë qytetarët që të lajnë sa më shpesh duart, si dhe të përdorin kartëpeceta, kur teshtijnë ose kolliten.
“Situata është në aspektin shëndetësor është për t’u vlerësuar seriozisht, në aspektin e panikut është i tepërt, i ekzagjeruar. Paniku në këtë rast është aleat i virusit, jemi në një situatë epidemie të gripit sezonal dhe shenjat e para klinike, qoftë të koronavirusit, qoftë të gripit, janë të njëjta. Pra, qytetarët sulmojnë dyert e spitaleve edhe për gjëra të rëndomta. Asnjë indikator shëndetësor nuk justifikon panikun, pra ka më shumë panik, se rrezik. Është krijuar ky lloj paniku, që është i pajustifikuar.
Maska është e nevojshme, mbron shumë mirë personat e tjerë ndaj një të prekuri. Maskat normale nuk e parandalojnë futjen e koronavirusit në rrugë aspiratore, por kufizojnë splektat e pështymës të hyjnë te personat e tjerë. Këto maska, pavarësisht se sa profesionale janë, na mbrojnë në mënyrën maksimalisht të mundshme për të mos e përhapur virusin, por edhe për të mos u infektuar.
Nëse iu referohemi të dhënave raporti i vd ek shmërisë është më pak se 2% në personat e prekur. Nëse kemi 80 mijë të prekur, kemi mbi 2 mijë të vde kur, po të bësh raportin është më pak se 2%. Fakti që në Itali ka gjashtë të vd ekur dëshmon se virusi nuk ka hyrë dje në Itali, ka së paku tre javë që është aty. Rastet që kanë humbur jetën janë të prekur kronikë. Nuk i takon koronavirusit ta quajmë virus vd ekjeprurës. Në SHBA, deri tani janë prekur mbi 20 milionë me gripin stinor, mbi 180 mijë të shtruar, dhe mbi 10 mijë të vd ekur. Pra, gripi stinor e ka vd ekshmërinë dy-tre herë më të lartë se koronavirusi, por me gripin ne kemi dekada që jetojmë me të. Vend për panik nuk ka”, u shpreh Pipero.
Mjeku infeksionit dha këto këshilla: Larja e duarve dhe ujë dhe sapun. Mbajtja e kartëpecetës kur teshtijmë ose kollitemi është masë elementare, por e rëndësishme për të parandaluar koronavirusin.