Një smoothie që dietologia Rolina Naço rekomandon për ta konsumuar 2-3 herë në javë në mëngjes është:
- 1kivi,
- 5 gjethe spinaqi,
- 3 gjethe sallate jeshile dhe
- 1 lugë gjelle mjaltë.
– Ky lëng ka veti diuretike (për personat që vuajnë nga hipertensioni).
– Për ata që kanë filluar një regjim ushqimor për të rënë në peshë (përmban shumë fibra dhe do të ndiheni të ngopur).
– Për personat që kanë imunitet të ulët, pasi përmban shumë vlera ushqyese, si disa vitamina të kompleksit B, vitaminë C, klorofili ka veti anti-tymorale gjithashtu ndihmon në uljen e stresit oksidues që ndodh brenda trupit tonë./ Shendeti.com.al