Një prej çështjeve që ka shqetësuar opinionin publik këto dy ditë lidhet me çështjen e karantinës së ko.ronaviru.sit.
Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, tha se në Shqipëri nuk do ndërtohen spitale të dedikuara për shkak se ende nuk kemi një rast të konfirmuar.
“Italia ka marrë disa masa të rëndësishme që na mbron të gjithëve ka vendosur një sistem karantine në Lombardi dhe në këtë mënyrë ka marrë një masë të rëndësishme edhe për neve. Ne kemi marrë masa të tjera më të fuqishme, sic është përforcimi i evidentimin në Rinas, në porte të qytetarëve që vijnë në këto zona. Në mënyrë që asnjë rast të mos humbet dhe të kapet sa më shpejt
Ne nuk ndërtojmë spitale të dedikura për monentin. Jemi vend që nuk kemi raste, por duhet të mendojmë. Njerëzit e kanë marrë sikur po ndërtojmë një karantinë për murtajën. Sot është koncepti i izolimit. Ka karantine dhe vetëkarantinë, ka edhe karantinë vullnetare. Ju e keni parë që gjithnjë gjatë mbledhjeve të task forcës është diskutuar në mënyrësn se si do të funksionojë. Karantina moderne mund të jetë edhe në një pallat, ku është evidentuar dikush dhe ne do vendosim masa për evidentim, vendoset shiriti. Durrësi, Kavaja dhe Tirana janë qytete që kanë lidhje me Italinë. Janë disa plane dhe duhet të zbatohen”, tha ajo.