Që prej shpërthimit të epidemisë së koronavirusit, qytetarë të shumtë kinezë që jetojnë në vende të ndryshme të botës kanë rënë pre e sul meve për shkak të prejardhjes së virusit vde kjeprurës.
Një rast i tillë ndodhi edhe në Shqipëri disa javë në parë, ku një i ri nga Saranda ofendoi nga makina e tij një kinez që po ecte në rrugë.
Së fundmi, një emigrant shqiptar në Itali ka dërguar një video në redaksinë e JOQ Albania të një she rri që ka ndodhur në një supermarket në qytetin Lodi, në rajonin e Lombardisë.
Sipas tij, italiani ka ofenduar një shtetas të huaj, që iu duk si kinez, duke i kërkuar të largohet nga supermarketi.
Më pas mes tyre nisi një she rr, ku u përdorën edhe gru shtat. Personi tjetër i thotë italianit se nuk është kinez, por filipinas.
Më pas, ndërhyjnë edhe klientë të tjerë, të cilët bëjnë të mundur shuarjen e zënkës mes tyre.
Mesazhi i plotë:
Prsh joq nga Italia Kshu e sul mojm virusin. Video eshte bere lidli ne Lodi itali. Ma covi nje shok që ishte prezent. Siç me tha, njoni ishte italjan tjetri ishte filipins dhe i thot italiani kinez mu ti ik mos te shof ktu dhe i gjun ai i thot jam Filipine s’jam kinezë
Kujtojmë këtu që koronavirusi u ka marrë je tën 7 personave deri më tani, ndërsa mbi 230 të tjerë janë konfirmuar si të infektuar.
Kjo ka shkaktuar që mijëra qytetarë të dynden drejt supermarketeve për të marrë furnizime ushqimore.