Lajme

Po dëgjonte muzikë me kufje teksa po karikonte telefonin, i riu shu het tra gjikisht

Një 35-vjeçar në Tajlandë u gjet i vd ekur prej një goditje elektrike, pasi kishte përdorur kufje të lidhura me celularin e tij ndërsa ishte duke u karikuar.

Trupi i Supakhet Saraboon, u gjet në dhomën e gjumit në Phra Nakhon Si Ayutthaya, në Tajlandë dje në mbrëmje.

Në shtrat ai kishte telefonin dhe ende kufjet. Besohet se Saraboon kishte qenë në stërvitje futbolli atë natë, përpara se të kthehej në shtëpi.

Surawat Sukpanya, miku i tij i ngushtë tha se i riu e dashuronte futbollin dhe luante çdo mbrëmje me një ekip vendas.

Sukpanya, 36 vjeç, kuptoi se diçka nuk ishte në rregull kur Saraboon nuk iu përgjigj asnjërit prej mesazheve që i dërgoi për tre ditë.

Zbulimi i trupit u bë prej tij bashkë me një fqinj tjetër pasi kanë hyrë me dhunë në banesë.

Sukpanya shpjegoi:

Ne nuk kishim dëgjuar prej tij për më shumë se tre ditë, gjë që ishte e pazakontë.”
Pasi e gjeti trupin, Sukpanya kontaktoi shërbimet e urgjencës, të cilët mbërritën dhe kontrolluan vendin e ngjarjes para se ta merrnin trupin.

Koloneli i Policisë Surapong Thammapitak tha:

Nuk ka asnjë të dyshuar të përfshirë me vde kjen, kështu që besojmë se është një aks ident i shkaktuar nga telefoni. Njerëzit duhet të jenë të kujdesshëm kur përdorin kufje dhe njëkohësisht karikojnë telefonin”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top