Lajme

Në Prishtinë, tre persona të ardhur nga Italia, dyshohen se janë prekur me koronavirus

Në laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik janë duke u trajtuar dy pacientë të tjerë me dyshimet se janë prekur nga koronavirusi.

Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali dhe dy shtetas të tjerë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu.

“Në Klinikën Infektive në QKUK, sot janë paraqitur 3 raste të dyshuara për koronavirus. Një shtetas jo kosovar, 69 vjeç i cili ka qëndruar në Itali. Dy shtetas të tjerë kosovarë, 25 vjeç dhe 23 vjeç, të cilët kanë ardhur sot nga Italia. Janë marrë mostrat për analizë dhe janë dërguar në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike për verifikim”, ka thënë Fazliu.

Klinika Infektive njofton se nuk ka nevojë për pa nik dhe shqetësim, meqë janë vetëm raste të dyshuara.

Ndërkohë, vetëm gjatë ditës së djeshme në Infektiven e QKUK-së kanë qenë katër pacientë të cilëve u janë bërë mostrat rreth dyshimeve se janë prekur nga koronavirusi. Rezultatet për të njëjtat kanë dalë negative.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top