Denoncimi i bërë pranë redaksisë së JOQ Albania nga një emigrant shqiptar i cili jeton në Itali është konfirmuar edhe nga mediat vendase.
Ky shtetas ka dërguar një video ku duket një person që po transferohet me barelë për në spital nga mjekë veshur me masa mbrojtëse kundër koronavirusit.
Momenti është filmuar pranë stacionit të trentit ‘Santa Maria Novella’ në Firence rajonin e Toskanës dhe mesa mësohet momentalisht është shënuar edhe rasti i dytë i një personi prekur nga coronavirusi nga Pescia dhe që është vendosur në izolim në spitalin e Pistoias.
Çfarë shkruajnë mediat italiane?
Rastet e para të koronavirusit janë zbuluar në Italinë e Jugut 2 në Toscana dhe një tjetër në Palermo rezultuan pozitiv ndaj testit të koronavirusit, konfirmuan autoritetet lokale sot në mëngjes.
Një grua italiane me pushime në Palermo është bërë personi i parë që rezultoi positive ndaj koronavirusit në jug të Italisë.
Gruaja, nga Bergamo në rajonin e Lombardisë, tani është në izolim në spitalin Cervello të Palermos. Personat me të cilët po udhëtonte janë vendosur gjithashtu në karantinë, raportojnë mediat lokale.
Në qendrën e Firences, një biznesmen 60-vjeçar italian, i cili raportohej se kishte udhëtuar në Singapor kohët e fundit, është vendosur në izolim në spitalin e qytetit Ponte Niccheri pas testimit pozitiv për virusin.
Burri është personi i parë në Toscana që rezulton pozitivisht ndaj virusit. Po ashtu është raportuar edhe një rast i dytë në Toskana një Italian nga Pescia i cili ndodhet në spitalin e Pistoias në izolim.
Ndërsa mësohet po ashtu se në Firenze është shoqëruar drejt spitalit të Karexhit një grua e cila ka manifestuar simptoma gripi por ende nuk është verifikuar nëse është prekur nga Koronavirus.
Sipas raportimeve nga ilmessaggero.it një numër i madh ambulancash dhe staf mjekësor janë vendosur në stacionin e trenit të Santa Maria Novellas në Firence.
Burimi: ilmessaggero.it Përshtati dhe Përktheu: JOQ Albania