Gjyshet e përgatisnin kur fëmijët kishin prob. leme me stomakun.
Njihet më së shumti me emrin “llapa” dhe të gjithë e kemi provuar këtë gatim.
Gjithçka ju duhet është oriz dhe ujë. Por sekreti i gjysheve dhe amvisave qëndron tek raporti mes këtyre dy përbërësve.
Rastet kur mund ta përdorni orizin e zier?
Duke qenë se në përgatitjen e “llapasë” nuk përdoret vaj, stomaku nuk aca. rohet edhe më tej.
Gjithashtu orizi është një nga produktet që tretet më lehtë, pasi përmban shumë pak fibër. Mund të përdoret kështu jo vetëm për fëmijët, por për këdo që ka prob. leme me stomakun.
Për personat që vuajnë nga ulçera, gastriti e urthi, kjo është një recetë shumë e lehtë për të ndaluar dhi. mbjet.
Refluksi dhe urthi shpesh shoqërohen me të vjella, dhe orizi i zier është një nga zgjidhjet më të shpejta për të qetësuar stomakun. Por dhe kur jeni me grip dhe nuk keni oreks, mund të provoni të përgatisni këtë recetë:
Përbërësit
1 gotë uji me oriz.
6 gota me ujë.
Përgatitja
Në një tas shpëlani orizin, por ju kësahillojmë që ta ndërroni ujin dy herë, pasi duhet niseshteja që ai përmban. Hidhni ujin që përcakton receta në një tenxhere dhe vendoseni për të zierë.
Kur të krijojë bulëza, shtoni orizin dhe mos harroni të ulni nxehtësinë e zjarrit në mesatare. Lejojeni të ziejë sa të kthejë një valë, dhe uleni në minimum nxehtësinë.
Lëreni të ziejë me temperaturë të ulët për 20-25 minuta.
AgroWeb ju këshillon që herë pas here ta përzieni me një lugë druri, kështu orizi nuk do të ngitet në fundin e tenxheres.
Mos harroni të kontrolloni dendësinë e përzierjes. Nëse ju duket shumë i hollë lëreni të ziejë dhe pak ose nëse është i trashë shtoni dhe pak ujë të nxehtë.
Shërbejeni të ngrohtë, por jo të nxehtë. Nëse dëshironi mund ta përzieni dhe me pak kos, për të përgatitur një kurë perfekte për sistemin tretës