Biznesmeni rumun Dragos Savulescu, kishte kohë që nuk shfaqej pranë bashkëshortes, modeles shqiptare Angela Martini. Ai ishte që prej një viti në arrati dhe vetëm para pak kohësh u bë me dije se ishte dorëzuar para autoriteteve italiane.
Ndonëse ende nuk është rregulluar situata, Dragos nuk harron të surprizojë bashkëshorten e tij me gjeste romantike. Angela ka treguar së fundmi se ai i ka dhuruar një tufë të madhe me trëndafila të kuq dhe rozë, këto të fundit në formë zemre.
“Nga burri im”, shkruan modelja krahas dhuratës romantike, e cila me siguri e ka gëzuar së tepërmi.