Edhe pse mundoheni ta fshihni duke veshur bluzo të gjera apo duke përdorur korse, ju e dini që ai është aty dhe mjafton një fustan i ngjitur pas trupit për ta vënë në dukje. Është armiku i dytë i femrave pas celulitit dhe si çdo armik duhet luftuar. Po flasim për dhjamin e tepërt rreth barkut, që edhe pse nuk na pëlqen ta pranojmë është një problem që prek të paktën një herë jetë thuajse 70% të femrave në mbarë botën.
Mungesa e aktivitetit fizik, ushqimi i përpunuar dhe aspak i shëndetshëm dhe abuzimi me alkoolin janë disa prej shkaktarëve që çojnë në shfaqjen e tij. Por nëse keni menduar se ky problem është vetëm estetik gaboheni rëndë, pasi dhjami i tepërt rreth barkut krijon terren për shumë problematika shëndetësore si: sëm undjet kardiake, hiperstensioni dhe kolesteroli i lartë në gjak. Living ju propozon një recetë shumë interesante, një lëng magjik që shkrin dhjamin e tepërt rreth barkut dhe çhelmon trupin tuaj.
Përbërësit: 2 kastravecë të vegjël, 1 tufë majdanoz, 2 kokrra limon, 1 gotë ujë i vakët, 200 gr spinaq dhe një lugë çaji xhinxher pluhur.
Përgatitja: Lani fillimisht të gjithë përbërësit dhe lërini të kullojnë. Merrni kastravecat dhe pritini sipas dëshirës, më pas kalojini në frulator duke shtuar përbërësit e tjerë limonin (me gjithë lëkurë), spinaqin dhe majdanozin. Pasi të shhni se të gjithë përbërësit janë shpërbëre, kontrolloni në qoftë se masa është e trashë e viskoze dhe shtoni gradualisht pak ujë dhe në fund xhinxherin.
Kjo pije këshillohet të pihet në mëngjes esëll dhe para se të flini gjumë për një muaj rresht. Ajo jo vetëm do të shkijë dhjamin e tepërt rreth barkut, por do i sjellë trupit tuaj shumë përfitime pozitive :
–Nxit rritjen e metabolizmit.
– Çhelmon organizmin dhe heq toksinat rreth zonës së barkut
– Pastron veshkat dhe detoksifikon mëlçinë
– Lehtëson procesin e trejtjes dhe si rrjedhojë vret bakteret