Të paktën 23 deputetë iranianë në parlament kanë testuar pozitivë për koronavirusin.
Nënkryetari i Parlamentit Abdul Reza Misri ka dalë sot me një deklaratë:
Deri më tani, 23 deputetë të parlamentit testuan positivë.
Kjo ka bërë që politikanët në fjalë të pezullojnë një numër të madh takimesh duke qenë të detyruar t’i nënshtrohen kurimit intensiv.
Autoritetet iraniane thanë të hënën se kanë vd ekur 66 njerëz nga COVID-19, me gjithsej 1.501 raste të konfirmuara.
Organizata Botërore e Shëndetit, e cila tashmë e quajti shpërthimin një emergjencë ndërkombëtare shëndetësore, e ka cilësuar nivelin e rrezikut global shumë të lartë.
Burimi: aa.com.tr Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania