Shefja e BE është zotuar sot se unioni do të mbrojë linjën e tij kufitare në mbështetje të Greqisë, e cila po ndalon hyrjen në vend të rreth 24,000 njerëzve që janë grumbulluar në pikën e saj kufitare tokësore me Turqinë.
Ursula von der Leyen tha se BE do të japë të gjithë mbështetjen për mbrojtjen e kufirit grek, që është dhe kufiri i jashtëm i BE.
“Ata që kërkojnë të vënë në provë unitetin e Evropës do të zhg ënjehen. Ne do të mbajmë linjën tonë dhe do të fitojmë”, tha shefja e Komisionit Evropian.
Ndërsa kancelari austriak Sebastian Kurz akuzoi Turqinë se po sha ntazhon dhe po su lmon BE duke përdorur emigrantët si vegla.
Rojet kufitare greke thanë se të paktën 24,000 ishin ndaluar të kalonin kufirin deri të hënën, teksa gaz lo tsjellës dhe shk opinj gome janë përdorur për të sprapsur turmat.