Lajme

Flet vajza bukuroshe e protestës së Metës: Kush ma bëri ftesën (FOTO LAJM)

Oneda Skënderi, studentja e drejtësisë e cila mori vëmendjen e të gjithëve në protestën e djeshme të opozitës, ishte e ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.

Ajo sqaroi se nuk është pjesë e asnjë partie politike dhe se pjesëmarrja në protestë ishte në mbështetje të kauzës.

E pyetur nga Bieta sesi u gjend në protestë, duke mbajtur fjalim krah presidentit Meta, Skënderi tregoi se ftesa i ishte bërë nga organizatorët.

“Mora një ftesë nga organizatorët e protestës për të mbajtur një fjalim. Vendosa që të isha pjesëmarrëse duke qenë se e mbështes shumë kauzën dhe e ndjej shumë atë kauzë.

Ndaj rashë dakord dhe isha pjesëmarrëse. Kur vendos të dalësh para shumë njerëzve, siç ishin atje, janë disa risqe që duhen marrë përsipër, kështu që unë i pranova ato”, tha ajo.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top