Prej disa vitesh mjekët dhe infermierët po largohen nga Shqipëria për të punuar në Gjermani.
Shumë zona në Shqipëri kanë mbetur pa mjekë specialistë. E njëjta gjë po ndodh dhe në Has.
E ditur bëhet se në spitalin e Krumës në Bashkinë e Hasit mungojnë mjekët. Shumica e banorëve në këtë zonë detyrohen të shkojnë në Gjakovë për t’u vizituar.
Mungesa e mjekëve në këtë zonë është pranuar edhe nga shefi i Shërbimit Parësor Sahit Jaku. Ky mjek pediatër tregon se ata kanë bërë kërkesë në ministri. Më tej ai ka thënë:
Do sugjeroja që të herë pas herë të sjellin mjekë specialistë, ka mungesë të mjekëve kardiologut, neurologut, okulistit.
Shumë herë është dhënë alarmi se nësë bluzat e bardha vazhdojnë të largohen me këto ritme nga Shqipëria, vendi rrezikon të pa mjekë dhe infermierë.