Lajme

U arrestua me bujë/ Miqtë e Henri Çilit e paskan ‘djegur’ për lirimin e tij, festë me shishe vere 500 euro

Arrestimi dhe lirimi më pas i Henri Çilit, që njihet si pedagog, botues dhe pronar i Universiteti Europian të Tiranës bëri bujë të madhe.

Kujtojmë këtu se Çili u arrestuar për llogari të policisë e Gjirokastrës me akuzën për korrupsion të organeve të drejtësisë.

Por ai u la i lirë shumë shpejt dhe nuk shkoi më në qeli. Për të u dha nga gjykata masa e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas ‘shqip info’ ky lajm i ka gëzuar shumë miqtë e Henri Çilit të cilët kanë festuar në Përmet me verë që kushton 500 euro një shishe.

Analisti Besard Kadia, i cili njihet si mbështetës i Çilit ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale një foto. Në këtë foto dallohet kutia e verës “Luce”.

Krahas kësaj fotos ai ka shkruar:

Në Përmet.
E mesa duket lirimi i Henri Çilit i ka gëzuar shumë miqtë e tij dhe kanë festuar po shumë për këtë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top