Kryeministri Edi Rama ne nje postim ne rrjetet sociale ben me dije se ka ende persona qe nuk po e kuptojne qe kjo nuk eshte kohe per shetitje, ndaj nga neser, dalja e kembesoreve do kufizohet ne oraret nga 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00, gjithashtu do te ndalohet dalje ne kembe rrugeve me persona te tjere ne krah.
POSTIMI I PLOTE
🔴 MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH
🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00
🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!
🔴 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE ME MOSDHËNIEN E ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E LUFTËS PËR SHKELËSIN!
🔴 BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!
🔴 NDJESË 1000 HERË🙏 PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!