Kryeministri Edi Rama pak momente më parë ka bërë një njoftim në facebook ku edhe ka përsëritur masat e rrepta ndërmarrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit në vend.
Ai ka theksuar se do ketë zero tolerancë për shkelësit e ligjit që hedhin poshtë sakrificën e një populli me mosbindjen e tyre për të qëndruar në shtëpi.
Publikimi i Kryeministrit në Facebook:
MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH
NGA NESËR DALJA E KËMBËSORËVE DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00
NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!
SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LU FTE!
BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRI FICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZI KUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!