Julia A. një 16 vjeçare franceze ka humbur jetën si pasojë e Koronavirusit. Mediat e huaja shkruajnë se vajza nuk kishte probleme të tjera shëndetësore dhe është viktima më e re e COVID-19 në Francë.
Vajza kishe shfaqur probleme respiratore në një spital në Paris të Mërkurën dhe gjithçka kishte nisur nga një kollë e lehtë një javë më parë.
“Ne duhet të ndalojmë së besuari se virusi prek vetëm të moshuarit. Askush nuk është i pathyeshëm ndaj këtij virusi. Mushkëritë e Julit e lanë në baltë. Mjekët bënë gjithçka që mundën, por ishte e pamundur ta shpetonin”, është shprehur motra e saj, Manon.
Franca është izoluar që nga 17 Marsi për të frenuar përhapjen e Koronavirusit.
Burimi: “Daily Mail”