Lajme

Haradinaj: Këshilltari i Kurtit ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dy prej tyre flitet se janë të Albinit

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka lëshuar akuza ndaj Luan Dalipit, këshilltar kryesor i kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Haradinaj ka thënë se Dalipi është një njeri i akuzuar për korrupsion, madje tha se ai ka tri shtëpi në lagjen Marigona, dhe se dy prej tyre janë të Kurtit.

“Zotnia që e ka zgjedh Albin Kurti me qenë shef i kabinetit të tij, Luan Dalipi, jeton në të njëjtën lagje me mua, ai zotni ka tri shtëpi në Marigonë. Dy prej tyre flitet që janë të Albinit edhe të Vetëvendosjes”, u shpreh Haradinaj në KTV.

Haradinaj u pyet nëse e ka parë Kurtin aty, e ai tha, “nuk e di a e kam parë, pyeteni ju”.

“Unë kam parë Luan Dalipin që banon aty, një njëri prej 2 milionë kosovarëve u zgjodh, njeri i akuzuar për korrupsion, me aktgjykim, nuk e di ka marrë dënim apo jo. Dhe flitet në lagje se dy prej tyre janë të Albin Kurtit dhe të Vetëvendosjes, nuk e di për çfarë i shfrytëzojnë por flitet”, tha Haradinaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top