CoVid-19

72-vjeçarja nga Vlora humbi jetën nga COVID-19, në banesë nuk hapen dyert e mortit

Mbrëmjen e djeshme një 72-vjeçare nga Vlora humbi jetën në spitalin Infektiv. Ajo ishte viktmia e nëntë në vend, ndersa pak orë pas saj ndërroi jetë një 67-vjeçar.

BW ka shkuar në banesën e së moshuarës, ku atje ndodhet i ngujuar vetëm bashkëshorti i saj. Ai është në pritje të rezultatit të dytë të testit për Covid-19, pasi i pari doli negativ.

Të dy të moshuarit ishin para pak javësh në Milano, ku jeton djali i tyre.

72-vjeçarja do të varroset në një fshat të Fierit, pas kërkesës së të afërmëve të saj.

Përsa i përket bashkëshortit të saj i cili qëndron në karantinë, nuk ka paraqitur probleme shëndetësore deri tani ndërsa e moshuara është dërguar në gjendje të rëndë në urgjencën e Vlorës fillimisht dhe më pas në atë të Tiranës.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top