Një tjetër pacient i infektuar është shëruar plotësisht nga koronavirusi.
Bëhet fjalë për të riun e quajtur Vladimir, i cili ka qëndruar 20 ditë i shtruar në spital.
Ai ka dalë sot nga spitali Infektiv, i shëruar plotësisht.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka postuar videon kur i riu lë ambientet e spitalit.
I riu falenderoi mjekët për shërbimin që kanë bërë ndaj tij, ku theksoi se falë përkujdesjes së tyre ia kanë bërë më të lehtë shërimin nga Covid-19.
Ai tha:
Jam Vladimiri, pas 20 ditësh po largohem nga spitali i shëruar plotësisht. Falenderoj stafin mjekësor që kanë bërë një shërbim madhështor ndaj meje, gjithë sanitarët që vinin pastronin dhomat shpesh. Sinqerisht jam i kënaqur nga përkujdesja që kanë treguar stafi i infektivit, ma kanë bërë më të lehtë sepse kjo ka qenë një luftë e fortë jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Pa këta nuk do ja kisha dalë.
Postimi i plotë i Manastirliut:
Vladimiri ka dalë sot i shëruar nga spitali infektiv🙏🏼
Mirënjohëse deri në përunjësi për punën dhe sakrificën e pashoqe të prof. Najada Çomos dhe të gjithë ekipit të mjekëve, infermierëve, imazheristëve, sanitareve që po luftojnë me armikun e padukshëm #COVID-19 në shërbim të pacientëve”🙏🏼
#KrenarePërMjekët