Një lajm i trishtë vjen nga SHBA-ja, vendi i cili po njeh rritjen më të shpejtë të personave të infektuar me koronavirus.
Mediat e huaja shkruajnë se një foshnjë në Illinois ka ndërruar jetë pasi ishte konfirmuar me koronavirus.
Foshnja, që nuk kishte mbushur ende 1-vjeç besohet se është viktima më e re në moshë nga koronavirusi në të gjithë botën.
Nuk ka informacion nëse foshnja vuante nga sëmundje të tjera.
Drejtori i Shëndetit Publik të Illinois tha:
Nuk ka ndodhur kurrë më parë që ndonjë foshnjë të humbë jetën nga Covid-19. Nëse nuk i keni kushtuar ende vëmendje rrezikshmërisë së këtij virusi, ndoshta ky është rasti për ta bërë.
Fëmija ishte në mesin e 13 viktimave të reja të regjistruara në Illinois gjatë orëve të fundit. Numri total i vdekjeve nga koronavirusi në Illinois ka arritur në 47.
Midis personave që humbën jetën sot ishte edhe një punonjës i Departamentit të Shërbimeve Njerëzore.
Gjatë një konference për shtyp të shtunën, guvernatori Jay Pritkker tha:
Pasi mora vesh këtë lajm të trishtë, u trondita shumë. Ne duhet të pikëllohemi me familjen tonë të punonjësve të shtetit, pasi kemi humbur shumë njerëz të rinj e të moshuar nga ky virus.
Rreziku i vdekjes nga koronavirusi është më i madh për të moshuarit dhe personat me probleme të tjera shëndetësore.
Në shumicën e rasteve, virusi kshkakton simptoma të lehta, ose të moderuara, të cilat mund të përfshijnë temperaturën dhe kollën, por në raste të tjera edhe vështirësi në frymëmarrje, dhe ndonjëherë pacientët mund të kërkojnë shtrimin në spital.
Fëmijët përbëjnë një pjesë të vogël të rasteve me koronavirus në të gjithë botën.
Një studim i botuar në revistën Pediatrics zbuloi se më pak se 6% e fëmijëve ishin sëmurë rëndë nga Covid-19. Ndërkohë sipas studimit, në Kinë u infektuar rreth 2100 fëmijë, dhe prej tyre humbi jetën vetëm 14-vjeçare.
Në fillim të kësaj jave, një foshnjë 3-javore në New York u identifikua si pacientja më e re në moshë me koronavirus në SHBA.
Foshnja u trajtua në spitalin NYU Winthrop në Long Island në Mineola për disa ditë, por që prej asaj kohe ka lënë ambientet e spitalit dhe tani po rekuperohet në shtëpi.
Ekspertët theksojnë se fëmijët nuk janë imun ndaj koronavirusit, duke paralajmëruar prindërit që t’i mbrojnë ata nga ekspozimi i mundshëm ndaj Covid-19.
Kujtojmë këtu që në SHBA janë konfirmuar mbi 120 mijë raste me koronavirus, ndërsa numri total i viktimave ka arritur në 2200.
Burimi: Daily Mail|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania