Një tjetër lajm i mirë vjen nga Bashkia e Pukës për sa i përket situatës më koronavirus.
7 punonjësit e Shërbimit të Urgjencës që ishin vetëizoluar, pasi kishin pasur kontakte me një pacient të prekur nga koronavirusi, pas analizave kanë rezultuar negativë.
Lajmin e ka dhënë vetë Bashkia e Pukës me anë të një postimi në Facebook ku duke falenderuar Zotin thotë se punonjësit nuk janë të infektuar.
Mesazhi i publikuar nga Bashkia e Pukës:
Mirmengjes me këtë lajm fantastik.
Autoritetet e Shëndetit Publik në Pukë sapo na kanë konfirmuar lajmin e mirë se asnjë nga shtatë punonjësit e Shërbimit të Urgjencës ne Pukë, që u karantinuan nuk është prekur nga COVID-19.
Pas analizave të kryera kanë rezultuar COVID-Negativ.
Faleminderit ZOT!
Bashkë mund t’ja dalim!”