Gjatë ditës së sotme, Periskopi raportoi për një video të shkëputur nga një seancë e Kuvendit të Kosovës e në të cilën dëgjoheshin dy përkthyese derisa lëshonin zëra të çuditshëm e që u interpretuar në rrjete sociale si rënkime seksuale.
Në këto video të shkëputura përmendet edhe emri i një burri, me emrin “Faton” ose “Baton” ndërkohë që e çuditshmja është se zëri i gruas ndryshon pas vetëm pak sekondash duke lënë të nënkuptohet se kemi të bëjmë edhe me një përkthyese të dytë.
Pas publikimit të artikullit nga Periskopi ka reaguar Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit. Kjo zyre kërkoi që të zbardhej e vërteta.
“Duke pasur parasysh se një videoxhirim nga seanca është bërë viral në media online dhe rrjete sociale, i nxjerrë jashtë kontekstit, Zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit të Republikës së Kosovës ka kërkuar nga organet kompetente të zhvillojnë hetime përkatëse për vlerësimin e gjendjes faktike.” – shkruhet në komunikatën e dërguar për media.
Megjithatë, deri më tash asnjë reagim nuk ka ardhur nga kryetarja e këtij institucioni, znj.Vjosa Osmani.
Sipas Kuvendit, përkthyesja është angazhuar nga Grupi Parlamentar 6+ dhe e cila e kishte për detyrim të përkthente nga gjuha turke në gjuhën shqipe, dhe anasjelltas.
Është e habitshme se si për një gjë të tillë nuk kanë reaguar as deputetët që ishin të pranishëm në sallë, e që mund të kenë dëgjuar zërat e përkthyeses apo përkthyeseve.
Ajo seancë ishte me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. /Periskopi
Video për moshën 18+.