Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo në një mesazh postuar në facebook e ministres së Shëndetësisë shprehet se teksa sheh njerëz në rrugët e Tiranës thotë me vete se këta nuk e dinë çfarë lufte bëhet në shërbimin infektiv.
“I gjithë shërbimi ynë, mjekë infermierë, kryeinfermierë, sanitarë, reanimatorë, imazheristë janë të gjithë në krye të detyrës 24 orë në 24 orë por duhet të rrisim sensibilizimin e popullatës.
Kur më duhet të vij në spital shikoj në Tiranë njerëz dhe them është e tmerrshme. Këta nuk e dinë cfarë lufte bëhet në shërbimin infektiv. Qëndroni brenda sepse është gjëja më e vogël që mund të bëni dhe shërbimi më i madh që mund ti bëni shëndetit dhe familjarëve tuaj. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike, pensionistëve të qëndrojnë kategorikisht në kushte shtëpie të mos dalin sepse janë grupi më i rrezikuar nga COVID. Ne jemi gjithmonë këtu por ju bëni atë që e mendoni sakrificë qëndroni në kushte shtëpie”, shprehet ajo.