CoVid-19

S’kishte ngrënë ushqim për një javë dhe jetonte i vetëm, ndërron jetë 73-vjeçari

Një burrë i moshuar, i cili nuk kishte ngrënë për një javë pasi ishte vetëizolur për shkak të frikës së koronavirus, fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ngjarjen e ka bërë publike një infermiere, e cila e ndihmoi të moshuarin e panjohur. Lucy Duncan tregon se teksa po kthehej në shtëpi, pësoi një aksident automobilistik me personin në fjalë.

Në makinën tjetër ajo pa burrin 73-vjeçar, i cili i tregoi se ishte vetëizoluar pasi dyshonte se ishte infektuar nga Covid 19.

Për më shumë se një javë, ai ndodhej i vetëm në shtëpi, pa asnjë ushqim. Lucy tregoi se burri nuk kishte asnjë familjar që mund t’a ndihmonte për të bërë blerjet elementare.

24-vjeçarja thirri një ambulancë për burrin dhe e ndoqi atë me makinën e saj.Infermierja kishte qëndruar pranë 73 vjeçarit në spital dhe ishte përpjekur t’i jepte sadopak kurajo. Për fat të keq, ditën e djeshme ajo mori një telefonatë nga spitali, ku e njoftuan se i moshuari kishte ndërruar jetë.

Pas lajmit të trishtë, Lucy tha:

Besoj se kam arritur t’i jap atij ndihmën e duhur dhe deri diku e kam përmirësuar momentin e ndarjes së tij nga jeta. Është vërtetë shqetësuese sesi një person mund të ndërrojë jetë dhe askush të mos e marrë vesh me ditë me radhë. Ai mund të kishte ndërruar jetë në banesën e tij dhe askush nuk do e dinte. Edhe pse kaluam vetëm pak orë bashkë, kuptova që ai ishte një person i mrekullueshëm. Tani edhe unë jam vetëizoluar, deri sa të mar përgjigje nga spitali nëse 73 vjeçari ishte i infektuar apo jo.
Burimi: LadBible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top