Lajme

Varfëria është ulur këmbëkryq, familja nga Korça me 9 anëtarë bën thirrje për ndihmë

Situata e krijuar prej koronavirusit ka gjetur në vështirësi ekonomike shumë familje shqiptare. Në të gjihë territorin e Shqipërisë, dëgjohen klithma ndihme nga familje që varfëria është ulur këmbëkryq e shteti pothuajse i ka harruar. E tillë është edhe historia e familjes me 9 anëtarë në fshatin Gjonomadh të Korçës.

Të gjithë anëtarët jetojnë me pensionin e babait dhe kempin e mbesës së sëmurë, ndërsa Covid-19 në këtë familje nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka pllakosur edhe më tej varfërinë.

9 anëtarët e kësaj familje, midis tyre edhe 3 fëmijë të vegjël, bëjnë thirrje për ndihmë, pasi u vetmi që punonte në këtë shtëpi ishte djali 27-vjeçar, por që me situatën e koronavirusit ka mbetur pa punë.

27-vjeçari shprehet:

Jeta jonë sidomos pas situatës që u mbyllëm brenda nga koronavirusi është shumë e vështirë, pasi unë jam i vetmi që mund të dalë për punë ku mund të nxjerr diçka për familjen time. Nëna është e sëmurë nga zemra, babai nuk shikon kurse vëllezërit e mi janë analfabetë. Kjo situatë jetesën tonë e ka çuar në minus kemi marrë fund. Dhe për të gatuar duhet t’i bëj unë se nëna s’ka mundësi.
E sikur të mos mjaftonte kjo pllakosje e varfërisë, disa nga anëtaret e familjes kanë edhe probleme shëndetësore.

Nusja e shtëpisë dhe fëmija i porsalindur ndodhen në spitalin e Tiranës, ndërsa në lidhje me higjienën për të ruajtur veten edhe uji në këtë familje mungon.

Përmes Reporttv ata kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për të kaluar këto ditë të vështira.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top