Lajme

Në këto sektorë ka vende të lira të punës në Kosovë, por nuk ka punëtor që punojnë thonë pronarët

Pavarësisht shkallës së lartë të papunësisë dhe ankesave të vazhdueshme të qytetarëve, se nuk ka vende të lira të punës, në sektorë të caktuar në disa komuna të Kosovës, ka punë, por nuk ka të interesuar që të punojnë, thonë afaristë nga Kosova.

Sektorët të cilët kërkojnë çdo ditë punëtor por nuk gjejnë janë.. Sektori i ndërtimtarisë, sektori i naftës e po ashtu sektori i bukëpjekësve dhe restoranteve, të gjithë këta thonë që është bërë vështirë me gjet punëtor.

AlbanienShow, ka pyetur ata edhe për çmimet që afrojnë pronarët për t`i kryer këto shërbime, çmimet janë këto.

Në sektorin e ndërtimtarisë, një punëtor i thjesht paguhet 10 euro për 10 orë punë mjeshtëri 20 euro për 10 orë punë.

Në restorante, bare, një kamerier, bankier paguhet 200 deri në 300 euro në muaj, me 8 orë punë dhe vetëm një ditë pushim në javë.

Pronari i një prej restauranteve më të njohura në Prishtinë ka thënë për AlbanienShow që rinia nuk po punojnë, janë përtacë.

” Në kemi mungesë të punëtorëve, kushtet i kemi shumë të mira, por jam duke u habitur se si as një nuk punon aq sa duhet. Ne kaq kemi mundësi t`i ofrojmë këtu edhe ata duhet ta dinë që shërbimet janë të lira nuk është si në Evropë, se po te ishte si në Evropë normal edhe paga do të ishte më e lartë” ka thënë pronari i restorantit.

Në sektorin e naftës, në pompat e benzinës aty ku kohet e fundit ka mungesë të punëtoreve, një punëtor paguhet 200 deri 250 euro në muaj me 10 orë punë dhe vetëm 1 ditë pushim në javë.

Sektori i tjetër i cili po vuan të gjej punëtor është sektori i bukëpjekësve, furrat në të gjithë vendin kanë mungesë të punëtoreve.

Në furra, paga për një punëtor i cili duhet të punojë vetëm gjatë ndërrimit të natës sillet nga 400 deri 500 euro në muaj.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top