Jurgen Klopp mund të konsiderohet si trajneri i finaleve të humbura.
Trajneri gjerman ka qenë shumë i suksesshëm te Borusia e Dortmundit dhe te Liverpulit, por në të dy rastet kur arriti finalen e Champions League, nuk ia doli të triumfonte, duke u kthyer në shtëpi me numrin 2 mbi medalje.
Kësaj radhe, Klop shpreson që të jetë një histori ndryshe dhe Liverpooli i tij, do të synojë të fitojë Ligën e Kampionëve pas plot 13 vitesh, përballë “komshinjve” të Totenhemit. Një finale e gjitha angleze, për të cilën Klop ndihet shumë optimist:
“Në Gjermani, kemi një shprehje: ‘E treta, e vërteta’. Kur isha te Mainc, e humbën ngjitjen në një Kategori më lart, dy herë. Herën e tretë, ia dolëm. Shpresoj që të jem i suksesshëm herën e tretë dhe në Champions League. Gjatë këtyre viteve, kemi eliminuar skuadra të mëdha, jemi me meritë në finale. E dimë ccfarë kemi arritur të gjithë së bashku dhe me të drejtë ndihemi optimistë”, përfundoi strategu gjerman.