Çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda, ishin mbrëmjen e 1 janarit të ftuar në puntatën speciale të “Shiko kush luan”. Gjatë mbrëmjes, lindën dyshimet se moderatorja është në pritje të ëmbël.
Bazat? Barku i saj dukej pak më i rrumbullakosur se zakonisht; Luana pyeti dyshen se kur kishte ndërmend të sillte në jetë një talent dhe Klea pa nga Elgiti, i cili u përgjigj “Të martohemi njëherë”, por Klea duke qeshur shtoi se janë punët e Zotit; një koment nga instruktori i saj i palestrës i cili i ka shkruar se ky vit do të jetë ndryshe dhe moderatorja është përgjigjur se mezi po pret.
Për më tepër, burime nga “Iconstyle” e kanë konfirmuar lajmin. Mbetet ende të presim një deklaratë nga çifti nëse kjo shtatzëni është e vërtetë. Nëse po, mezi presim të mësojmë gjininë e bebushit, që nëse është vajzë do quhet me patjetër Amla!
Burimi: “Iconstyle”