Ditën e diel moti parashikohet me vranësira të dendura dhe reshje të lehta bore në veri, verilindje, jug dhe juglindje, ndërsa në bregdetin e jugut parashikohen shira të lehtë te cilat mund te zgjasin.
Në bregdetin e Jonit do të ketë edhe stuhi ere e dallgëzim të forcës 6-7 ballë.
Për sa i përket ditës së hënë, sipas Metoalb, do të kemi një ardhje të masave ajrore nga veri-verilindja që kanë përfshirë Europën Qëndrore.
Temperaturat minimale pritet të shkojnë -11 deri -12 gradë në zonat malore, kurse në Tiranë ato pritet të shkojnë deri në -2 gradë celsisus; ndersa ato maskimale jo më shumë se 11-12 gradë.
Kjo situatë do të vijojë deri ditën e mërkurë. Në fundjavë pritet shtim i vranësirave dhe reshje bore në zonat malore, verilindore dhe juglindore.