Moderatorja shumë e dashur për publikun, Rudina Magjistari duket se e pëlqen shumë stinën e dimrit dhe dëborën pasi çdo vit së bashku me familjen e kalojnë në Alpet Zvicerane. Edhe këtë dimër, Rudina ndodhet në Zvicër me bashkëshortin dhe vajzën dhe po poston shpesh foto e video.
Në një prej videove të postuara së fundmi, Rudina tregon se ka provuar për herë të parë stuhinë e dëborës.
“Kur provova për herë të parë stuhinë e dëborës. Jo se ra borë, por era e ngrinte nga toka dhe ishte brrr…”, shkruan Rudina.
Në një foto tjetër, moderatorja shfaqet me bashkëshortin dhe vajzën duke shijuar një pije të ngrohtë mes të ftohtit.