Lajme

Prindërit biologjikë e hodhën në koshin e plehrave, djalin nga Vlora e rrisin romët: Janë familja ime

Historia e Isaelo Xhemalit nga Vlora është aq sa trishtuese aq edhe emocionuese.

Prindërit biologjikë e hodhën Isaelon në koshin e plehrave kur ai ende nuk kishte hapur sytë. Por, në momentet më të vështira të jetës së tij, fati e ndeshi me një zotëri nga komuniteti rom që i zgjati dorën duke e marrë në shtëpinë e tij.

Sot Isaelo është 12 vjeç, ai shkon në shkollë, dhe ndihet krenar për familjen që e ka rritur.

Për oranews Isaelo shprehet:

Më dukej e pabesueshme, por pastaj e besova. As i njoh as i kam parë ndonjëherë. Njoh vetëm këta që më kanë rritur. Këta mbeten familja ime.”
Deri më sot, prindërit biologjikë nuk e kanë kërkuar, por Isaelo thotë se sërish do të zgjidhje të jetonte në këtë familje që e rriti, pavarësisht se nuk i përket këtij komuniteti Ndërsa babai që e birësoi Leonard Xhemali rrëfen momentin kur e gjeti.

Ai tregon:

Aty te kazanët teksa mblidhja kanoçet e kam gjetur. Pandeha se ishte mace, kur e kam gjetur me erdhi keq dhe kam qarë. E mora dhe e solla këtu.”
Familja Xhemali e përbërë prej tashmë 7 anëtarësh mbijeton duke gërmuar çdo ditë nëpër koshat e plehrave të Vlorës. Edhe Isaelo angazhohet duke mbledhur shishe për të ndihmuar familjen, sapo mbaron mësimin apo në ditë pushimi.

Prindërit biologjikë e hodhën në koshin e plehrave, djalin nga Vlora e rrisin romët: Janë familja ime on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top