Dy postimet nga revista e Alketa Vejsiut për moderatoret Xhemi Shehu dhe motrat Vjollca, që prej ditës së djeshme kanë shkaktuar reagime të shumta në media e rrjete sociale. Të dyja postimet u komentuan si kundërpërgjigje e Alketës ndaj faktit që Xhemi dhe Marina e ironizuan për “Festivalin e Këngës”.
Tanimë edhe personazhe të njohur të ekranit janë përfshirë në këtë debat duke mbështetur njërën palë apo tjetrën. Aktori Rezart Veleshnja ditën e sotme ka postuar në Instastory një foto të vjetër të Alketës duke i dalë në mbrojtje Xhemit, Luanës e Marinës.
“Alketa Vejsiu bio. Unë them se Eminem do e kishte zili Alketën për 320 km në orë të të folurit dhe do ishte krenar të bashkëpunonte me të”, shkruan Rezarti.