Këtë të mërkurë një ndër të ftuarit në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në Top Channel, ishte aktori shqiptar Erand Sojli. Ai ka folur për historinë dhe eksperiencën e tij në Amerikë, si një aktor i përshkushtuar interesit të shqiptarëve të Amerikës.
Erandi ka treguar se gruaja bashkë me fëmijët jetojnë atje, ndërkohë që ai është kthyer në Shqëipëri. Kaq larg familjes, moderatorja Shehu e ka pyetur nëse e ka marrë malli për të shoqen. Aktori nuk ka hezituar të thotë po, e për më tepër i ka dedikuar dhe një këngë që nga emisioni.
“Do i thoja që e dua shumë dhe do i dedikoja një këngë”, është shprehur Erandi. Më vonë ai këndoi këngën “Dance me to the end of love” të artistit legjendar Leonard Cohen, dedikuar gruas së tij.