Lajme

“Jetët tona drejt xhenetit, por fëmija meriton të jetojë”, sërish apel rrëqethës familja Skermo

Familja Skermo nga fshati Poloskë i Devollit vijon të jetojë në kushte ek.streme.

Edhe pse herë pas here kanë apeluar, madje edhe pranë redaksisë së JOQ Albania, ata vazhdojnë të apelojnë për ndihmë.

Me dy prindër të sëmurë, djali 8-vjeçar jeton mes kushteve të rënda dhe varfërisë

Të papunë, ata tregojnë se kanë kërkuar ndihmë në instancat shtetërore dhe fondacionet bamirëse, por askush nuk u ka shtrirë dorën e ndihmës.

Bledar Skermo dhe e shoqja shprehen se jetëve të tyre po u vjen fundi, ndërsa kërkojnë ndihmë për fëmijën e tyre, që të arrijë të kapërcejë skamjen që ka kapluar familjen.

Mjerimi

“Jetojmë në kushte të mjerueshme shëndetësore dhe ekonomike prej shumë kohësh. Jemi dy prindër të sëmurë fizik dhe psikik, të tipit mos kontrollim emocionesh, të faktuara sëmundjet tona nga mjekë specialiste të fushave. Jetojmë në një gjysmë dhome, pa tualet, WC, lahemi jashtë në këto temperatura dhe në acaret e klimës së Devollit. Jemi të harruar totalisht nga instancat, nuk kemi as copën e bukës thatë të mbushim barkun, pa mjekime, sepse kushtojnë shumë dhe ne nuk kemi mundësi ti blejmë fëmijës as një çokollatë për në shkollë, jo më ilaçe. Jemi pa ngrohje, pa dru, zjarr dhe na mungon çdo gjë e përditshmërisë. Akoma dhe në jetën e fëmijës jemi thjesht figura, për shkak të sëmundjeve dhe ai po vuan padrejtësisht. Përjetojmë një tm.err. Kemi bërë apel për ndihmë, ka kohë, që në gusht. Ja kemi referuar rastin Hoxhë Elvisit, “Fundjavës”, shoqatave dhe shumë fondacioneve të bamirësisë. Kemi dhënë çdo lutje e përgjërim që del nga zemrat e dy njerëzve të sëmurë, madje kemi derdhur dhe lotin e fundit, për të na ndihmuar, por çdo gjë ka shkuar në vesh të shurdhët”, shprehet kryefamiljari.

“Jemi pothuajse familja me histori nga më të trishtat në Shqipëri, dy prindër të sëmurë, fizik dhe psiqik dhe një fëmijë 8-vjeç pa mbështetjen e askujt, që në thelb është jetim, pa strehë, pa ËC, në kushte çnjerëzore, skamje, varfëri ekstreme, sa imagjinoni as për ditën më të shenjtë të fëmijës nuk patëm mundësinë ti blejmë një karamele. Jemi familje që ka shumë vite ku nuk ndiet arma festash, por veç era sëmundjesh pa fund, të cilat kanë ndikuar dhe në gjendjen emocionale te fëmijës, sepse jemi të pamundur ti përkushtohemi”, shton.

Apeli për ndihmë

“Dikush, ndonjë njeri i mirë, me zemër të madhe, shpreh dëshirën të na ndihmojë, të mbijetojmë, për fëmijën më shumë se jetët tona po shkojnë drejt xhenetit, por fëmija meriton të jetojë dhe është shumë i vogël për tu përballur me sfida të tilla”, është apeli i prindërve.

“Është një fëmije që s’ka ngopur barkun kurrë në këto 8 vite, nuk e ka idenë çfarë është tualeti, uji i ngrohtë, një krevat për të çlodhur trupin e tij të vogël, një tavolinë të kryejë detyrimet arsimore, por në të kundërt përjeton të njëjtën dramë ashtu si ne. Shpresojmë shumë se diku fshihen njerëz të mirë që do na ndihmojnë të dalim sado pak nga kjo gjendje. Mbase me shpresën te Zoti dhe te njerëzit vërtet bamirës, behet dikush shkaku ti kthejë buzëqeshjen fëmijës, dhe lehtëson disi dhimbjet tona pa fund”, mbyllet rrëfimi i ndjerë.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top