Lajme

TV Klan në krizë financiare, shton telenovelat turke dhe nis shkurtimin e stafit

TV Klan duket se po kalon në një krizë të fortë financiare dhe Aleksandër Frangaj ka hyrë në rrugën e shkurtimit të shpenzimeve duke filluar që nga studio televizive e deri tek stafi. Burime konfidenciale bëjnë me dije se Frangaj ka kërkuar që të bëhen sa më pak studio të reja televizive, për shkak të kostove të mëdha që ato kanë.

Një ide po artikulohet nga Frangaj, që TV Klan të shtojë numrin e madh të telenovelave turke, pasi kanë kosto të lirë, nuk duan investim apo staf. Kjo sepse një pjesë e mirë e emisioneve nuk kanë patur pritshmëritë e publikut. Kujtojmë këtu spektaklin e humorit të lançuar me pompozitet Klanifornia, ku erdhi si pasojë e shkrirjes së tre emisioneve (Xing, Dublex, Familja). Por edhe ky produksion nuk ka sjellë të ardhura për Frangajn, kështu ai ka vendosur që të heq gradualisht dorë nga investimet në studio dhe të fokusohet tek telenovelat turke, raporton ajsbergu.

Të njëjtat burime pranë TV Klan bëjnë me dije se kohet e fundit, pronari Aleksandër Frangaj si dhe drejtuesit e emisioneve të ndryshme kanë nisur shkurtimet në staf.

Kjo është parë fillimisht tek televizioni Klan +, i cili prej disa kohësh ka larguar disa prej redaktorëve dhe gazetarëve dhe jo vetëm që nuk i ka zëvendësuar ata, por drejtuesit nuk duken se po e vënë “ujin në zjarr” për të rekrutuar njerëz të rinj.

E njëjta situatë tashmë po në ndodh në ekranin kryesor të Frangajt, TV Klan, por edhe disa kanale të tjera që mbajnë të njëjtën logo, si Klan Maqedoni apo edhe Klan Music.

Kjo krizë financiare evidentohet edhe në një projekt të Aleksandër Frangajt, duke e shtyrë atë në një afat të papërcaktuar. Bëhet fjalë për Klan News, i cili ka zënë një frekuencë në transmetimet digjitale tokësore, por përveçse “Color bar-it” asgjë tjetër nuk transmetohet.

Vështirësitë për TV Klan nisën menjëherë pas largimit nga Digitalb, që për rrjedhojë solli edhe një rënie të ndjeshme të audiencës, që në shifra i kalojnë 250 mijë ndjekës. Dhe ashtu siç pritej rënia e audiencës shkaktoi tërheqjen e sponsorëve kryesorë që e mbështesin këtë televizion.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top