Lajme

Xheisara bën deklaratën e papritur: Mes meje dhe Romeos ka dashuri

Xheisara është kthyer në një nga këngëtaret më të komentuara në media jo vetëm për suksesin që pati me këngën e saj në “Kënga Magjike”, por edhe për deklaratat që bëjnë bujë.

Pas “Këngës Magjike”, Xheisara u shpreh e pakënaqur nga vlerësimi që i bëri anëtarja e jurisë, këngëtarja e mirënjohur, Jonida Maliqi. Xheisara u shpreh: “Më thonin disa mos i ke ngacmuar Romeon Jonidës po s’kam kohë unë të merrem, nuk kam bërë kurrë nga këto. Nuk e kuptova pse u kap personalisht me mua”.

Mirëpo në intervistën e fundit, Xheisara ka bërë një deklaratë të papritur. E ftuar në “Semafor show”, në RTSH, këngëtarja u pyet: “Çfarë ka mes teje dhe Romeo Veshajt?”

“Dashuri…”, u përgjigj Xheisara dhe qeshi.

Më pas këngëtarja shtoi se nuk e njeh Romeon./Xing.al

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top