Edhe pse jemi në vitin 2020 në Shqipëri ka ende nga ata banorë që vuajnë për një pikë ujë. I tillë është rasti i banorëve të Bestrovë afërisht 5 km larg qytetit të Vlorës.
Edhe pse ky fshat është shumë afër me Vlorën, banorët kanë 30 vite që vuajnë për ujë. Ata tregojnë se ujin e blejnë dhe se ai vjen me autobote.
Ndër vite këta banorë kanë premtime të shumta se do të kishin ujë në shtëpitë e tyre, por kanë kaluar 30 vite dhe asnjë nuk është bërë për ta.
Një banore ka thënë:
S’kemi ujë, keq jemi si mos më keq. Vjen boti që blejmë ujë me para. Për të larë kemi një palo pus.’’
Kurse një tjetër ka treguar:
Presim botin të na vijë sot për të marrë ujë, për të larë mbushim bidona kur bie shi.’’
Si përfundim për këta banorë mund të thuhet se situate është tra.gjike dhe edhe pse jemi në vitin 2020 këta banorë jetojnë si në Mesjetë.