Mbrëmjen e sotme në ekranin e Top Channel-it u mbajt finalja e emisionit shumë të ndjekur nga publiku, “Hell’s Kitchen” nga Renato Mekolli. Puntata finale ishte e mbushur me surpriza, me të qara dhe me të qeshura dhe në fund u zgjodh një fitues.
Françesko Tuku dhe Visarra Pirra u zgjodhën si dy konkurrentët finalistë dhe u vunë në garë me njëri-tjetrin. Për t’iu ardhur në ndihmë në emision ishin të ftuar të gjithë konkurrentët e tjerë. Si Françesko ashtu dhe Visara kishin bërë një rrugë të gjatë dhe të mundimshme për të arritur deri në finale dhe të dy ëndërronin për fitoren. Në fund, fitues i sezonit të dytë të “Hell’s Kitchen” u shpall Françesko Tuku. Përpos çmimit, ai ka fituar një kontratë pune 1 vjeçare në ‘Umami’.