Lajme

Mot i frikshëm/ Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora

Pjesë të tëra të Arabisë Saudite u mbuluan nga bora të premten, veçanërisht në rajonet veriperëndimore si malet e Dahr. Videot e reshjeve të borës u bënë virale në mediat sociale.

Temperaturat ranë nën 0 gradë Celsius në disa pjesë. Zyra e meteorologjisë së Arabisë Saudite u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë në ambiente të ngrohta dhe të shmangin zonat e izoluara.

Autoriteti i Përgjithshëm i Meteorologjisë dhe Mbrojtjes së Mjedisit parashikoi gjithashtu reshje të mëdha shiu dhe bubullima mbi Tabuk, Madinah, Kufijtë Veriorë, Ha’il dhe Al-Jawf.

Mot i frikshëm/ Shkretëtira e Arabisë Saudite mbulohet nga dëbora on Vidnews.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top