Lajme

I tha se ka rënë nga fiku, Majku injoron Taynën në emision

Reperja e njohur Tayna ishte e ftuar të shtunën e 4 janarit në “Shiko kush luan”. Gjatë lojës “Paintball” reperja u pyet se cili reper ‘ka rënë nga fiku’ dhe ajo zgjodhi Majkun. Më vonë kur u pyet se cili reper nuk ka patur fat në vitin 2019 dhe i uron fat në 2020-ën, Tayna zgjodhi sërish reperin duke u shprehur: “Është këngëtar i mirë, por ka nevojë me u ngrit”.

Këtë të shtunë, në puntatën finale të “Shiko kush luan” është i ftuar Majku, i cili pas deklaratave të Taynës, e ka injoruar këtë të fundit në emision. Atij i është dashur të zgjedhë mes këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Taynës. Pa u menduar dy herë, reperi e ka bërë zgjedhjen e tij duke thënë emrin e Bebes.

Videon nga ky moment moderatorja Luana Vjollca e ka publikuar në profilin e saj të Instagramit dhe të gjithë mezi po presin të shikojnë se c’ka rezervuar tjetër puntata finale e “Shiko kush luan”, ku do të jenë të ftuar dhe aktorët e “I love Tropoja”.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

MË TË LEXUARAT

To Top